Mër, Qer 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Gjakovës nis skriningun neonatal për të gjithë të porsalindurit

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka bërë me dije se që nga kjo javë ka filluar të ofrohet Skriningu Neonatal për të gjitha foshnjat e porsalindura në spitalin tonë.

Ky test mundëson zbulimin e hershëm të pesë sëmundjeve të rënda: Hipotiroidizmit Kongjenital, Fenilketonurisë (PKU), Fibrozës Cistike, Galaktozemisë dhe Atrofisë Muskulore Spinale (SMA).

Zbulimi i hershëm nënkupton trajtim në kohë dhe një fillim më të sigurt për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Një hap i rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit për të porsalindurit në Spitalin e Gjakovë

Youtube

Arkiva

Kategoritë