Mar, Qer 2, 2026
Banner Top
Banner Top
QKUK: Rreth 800 pacientë në ditë në ambulancat specialistike

Në ambulancat specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të regjistrohet fluks i madh i pacientëve.

Sipas të dhënave, vetëm brenda një dite në këto ambulanca marrin shërbime rreth 800 pacientë, pa përfshirë shërbimet që ofrohen në ambulancat e klinikave, transmeton Gazeta Shneta.

Në nivel javor, numri i pacientëve arrin rreth 4 mijë ndërsa në muaj rreth 16 mijë  pacientë marrin shërbime specialistike.

Si pasojë e këtij fluksi të madh, në disa raste krijohen pritje për marrjen e shërbimeve në ambulancat specialistike të QKUK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë