Gurët në fshikëzën e tëmthit, janë shumë të shpeshta dhe shpeshherë simptomat mund të jenë të ‘fshehta’.
Janë dy lloj grupe të gurëve: gurët e kolesterinës dhe ato të pigmentit. Personat që në tëmth kanë shumë kolesterol, janë të rrezikuar që fshikëza të mos zbrazet si të duhet, duke formuar kështu gurët.
Shkaktarët kryesor për formimin e gurëve në tëmth janë:
Mbipesha- që ndikon në rritjen e kolesterolit dhe tëmthi e ka të vështirë zbrazjen e tij.
Diabeti – personat që vuajnë nga diabeti në gjak kanë më shumë mundësi të formojnë gurë në tëmth, për shkak të nivelit të lartë të triglycerideve.
Përdorimi i shpeshtë i kontraceptivëve oralë nga gratë, rritë rrezikun për formimin e gurëve në tëmth.
Shpeshherë njerëzit që kanë gurë në tëmth kanë dhimbje në barkë që mund të zgjasin disa minuta ose edhe orë. Këto dhimbje zakonisht përsëriten. Përveç dhimbjeve të herëpashershme, gurët në tëmth mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, që nuk duhet t’i injoroni.
Shenjat që tregojnë që ju mund të vuani nga gurët në tëmth janë: Zverdhje e lëkurës, dhimbjet e barkut, ethet e djersitjet.
Por operimi i tyre mund të kryhet shumë lehtë në njërin prej spitaleve më të mirë në vend. Spitali “Sirona” kryen operime për heqjen e gurëve në fshikëzën e tëmthit përmes kirurgjisë së hapur dhe asaj laparoskopike.
Operimet kryhen nga mjekët specialistë dhe nga një aparaturë tejet moderne