Nutricionistja e emisionit “Familja Jonë”, Albulena Shabani Iazi, ka folur për shenjat që mund të tregojnë mungesë të hekurit në organizëm.
Sipas saj, simptoma si lodhja e vazhdueshme dhe lëkura e zbehtë janë ndër shenjat më të zakonshme që lidhen me mungesën e hekurit, por në disa raste mund të jenë edhe tregues të mungesës së vitaminës B12 apo acidit folik.
Ajo thekson se hekuri mund të merret edhe nga burime bimore, veçanërisht nga perimet me ngjyrë të gjelbër.
“Molla e gjelbër, selino, për shembull kejt këtyre me ju shtu spirulinë sepse spirulina ka sasi të lartë të hekurit ndihmon shumë në kombinim me diçka që përmban vitaminë C kish qenë ideale,” shpjegon nutricionistja.
Ajo shton se kombinimi i ushqimeve të pasura me hekur me ato që përmbajnë vitaminë C ndihmon në përthithjen më të mirë të tij nga organizmi.
Videon e plotë me shpjegimet e nutricionistes mbi shenjat e mungesës së vitaminave dhe mineraleve e gjeni më poshtë.













