Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë thirrje për kujdes ndaj qëndrimit të gjatë ulur, duke theksuar ndikimin negativ që ai ka në shëndetin e përgjithshëm.
“Qëndrimi i gjatë ulur ndikon negativisht në shpinë, qarkullimin e gjakut dhe energjinë tonë”, thuhet në mesazhin e spitalit.
Për të parandaluar problemet shëndetësore, Spitali i Përgjithshëm në Pejë rekomandon disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqen gjatë ditës.
“Të ngrihemi dhe të lëvizim çdo 30–40 minuta”, si dhe “të bëjmë shtrirje të lehta për shpinën dhe qafën”, janë disa nga këshillat e dhëna.
Po ashtu, në këtë apel theksohet rëndësia e mbajtjes së një qëndrimi korrekt gjatë uljes.
“Të ruajmë një qëndrim të drejtë gjatë uljes”, rekomandon spitali, duke shtuar se këto zakone të vogla ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të shpinës dhe përmirësojnë mirëqenien e përditshme.
“Kujdesi për shëndetin fillon nga gjërat e thjeshta”, ka këshilluar tutje Spitali i Përgjithshëm në Pejë.













