Mër, Pri 15, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministri Hoti merr vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky vendim parasheh ndërmarrjen e masave emergjente, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

“Urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga ministri Hoti.

Sipas njoftimit të ministrisë, aksioni do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se qëllimi i këtij aksioni është rritja e nivelit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi i aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë