Është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Legjislatura e IV.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, falënderoi anëtarët e Kuvendit për pjesëmarrjen, duke u uruar njëkohësisht suksese kandidatëve për organet udhëheqëse të OMK-së.
Gjatë kësaj mbledhjeje u zhvillua procesi i votimit nga anëtarët e Legjislaturës së IV të Kuvendit të OMK-së, me ç’rast përmes votimit u bë zgjedhja e:
• anëtarëve të Këshillit Drejtues;
• kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës;
• kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Etik;
• kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Gjykatës së Nderit;
• prokurorit dhe zëvendësprokurorit.













