Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, Ministria e Shëndetësisë rikujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gojës dhe ndikimin e tij në shëndetin e përgjithshëm.
Shëndeti oral është pjesë e pandashme e mirëqenies së përgjithshme dhe lidhet ngushtë me shumë sëmundje, përfshirë ato kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjet e tjera kronike. Kujdesi për shëndetin e gojës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e:
- Parandalimit të sëmundjeve orale përmes higjienës së rregullt
- Edukimit të qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit oral
- Qasjes së barabartë në shërbime dentare
- Ushqyerjes së shëndetshme për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave.
Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që:
✅Të lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë
✅ Të përdorin fijet dentare
✅Të kufizojnë konsumimin e sheqernave
✅Të vizitojnë dentistin rregullisht
Kujdesi për shëndetin oral sot është investim për një të ardhme më të shëndetshme.












