Një arritje e rëndësishme në fushën e shkencës vjen nga studiuesja kosovare, Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi, e cila ka bërë të ditur se puna e saj kërkimore është përzgjedhur për t’u prezantuar në ENDO 2026, një nga ngjarjet më prestigjioze globale në fushën e endokrinologjisë.
Konferenca organizohet nga Endocrine Society dhe do të mbahet në Chicago, duke mbledhur ekspertë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga e gjithë bota.
Punimi shkencor i Prof. Dr. Berisha Muharremi trajton efektin e trajtimit të gjëndrës tiroide përmes fotobiomodulimit, i njohur ndryshe si terapia me lazer të nivelit të ulët. Ky studim konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e metodave inovative për trajtimin e çrregullimeve të tiroides.
Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur “super e lumtur” për këtë arritje, duke theksuar krenarinë që do të përfaqësojë Kosova dhe Universiteti i Prishtinës në një event të këtij niveli ndërkombëtar.
Përzgjedhja e këtij studimi në një platformë kaq të rëndësishme shkencore jo vetëm që vlerëson punën e autores, por gjithashtu promovon potencialin akademik dhe kërkimor të Kosovës në arenën globale.












