Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Reparti i Infektivës në Pejë regjistroi mbi 1 mijë vizita vitin e kaluar

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se në Repartin e Infektivës së këtij spitali, pacientët mund të marrin konsultë dhe trajtim specialistik për sëmundje të ndryshme infektive.

Në lidhje me këtë spitali ka bërë të ditur se Vitin e kaluar, edhe pse në pjesë të madhe të vitit reparti ka funksionuar vetëm me një mjek infektolog, janë kryer 1185 vizita specialistike dhe janë trajtuar 228 pacientë të shtrirë.

Po ashtu, në këtë njoftim ju është bërë thirrje pacientëve që në rast se kanë temperaturë që zgjat apo dyshoni për infeksion, të konsultohen me infektologun në Spitalin e Përgjithshënm në Pejë.

“Vizitat specialistike mund të kryhen çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00, direkt në Repartin e Infektivës që gjendet në objektin e Spitalit të Mushkërive.” – thuhet në njoftim.

Tutje është theksuar se në Repartin e Infektivës trajtohen sëmundje të ndryshme infektive si:

  • Infeksione bakteriale dhe virale
  • Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes
  • Infeksione të sistemit tretës
  • Hepatite virale
  • Temperatura të zgjatura me shkak të panjohur

Nërsa, për pacientët ofrohen këto shërbime mjekësore:

• Pranimi dhe vlerësimi i pacientëve (marrja e anamnezës, ekzaminimi klinik dhe vlerësimi sipas rrezikut infektiv)

• Diagnostikimi përmes analizave laboratorike dhe procedurave diagnostike sipas nevojës

• Trajtimi me terapi përkatëse si antibiotikë, antivirale apo antiparazitare

• Kujdes spitalor dhe monitorim i vazhdueshëm i gjendjes së pacientit nga stafi mjekësor dhe infermieror

“Shefe e repartit është Dr.Adelina Shala, ndërsa kryeinfermiere është Ismajlije Beqiri.” është bërë e ditur tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë