Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Besart Jashari emërohet zv.ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Besart Jasharin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë Jashari përmes një njoftimi që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët, përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e PSA-së që na kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.” ka shkruar Jashari.

Ai ka çmuar rëndësinë e kësaj ministrie duke shpjeguar se përvoja e tij e mëparshme si Zëvendësministër e ka motivuar për të kontribuar sërish në këtë fushë.

“Kjo ministri për mua ka një rëndësi të veçantë, sepse në periudhën 2017–2019 kam shërbyer si Zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Përvoja e asaj kohe ishte arsyeja kryesore pse kemi kërkuar që edhe në këtë mandat të kontribuojmë pikërisht në këtë fushë.” është shprehur ai.

Tutje, në postimin e publikuar, Jashari është zotuar për një angazhim të plotë në avancimin e politikave sociale, mbështetjen e familjeve dhe ruajtjen e vlerave të Luftës Çlirimtare, duke vlerësuar gjithashtu përkrahjen e qytetarëve.

“Angazhimi im do të jetë i plotë për të avancuar politikat sociale, për të mbështetur familjen dhe për të ruajtur e respektuar vlerat e Luftës Çlirimtare. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!” – ka përmbyllur ai.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare udhëhiqet nga ministri Andin Hoti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë