Arkitekti Dukagjin Dedaqi nga Studio e Arkitekturës “Ten Ten Arch” ishte i ftuar në emisionin “Familja Jonë”, ku foli rreth rëndësisë së ngjyrave dhe dizajnit të shtëpisë në humorin e banorëve të asaj shtëpie.
Në një video të shkurtër, Dedaqi shpjegon se cilat ngjyra nuk rekomandohen në dhomën e gjumit, si dhe cilat ngjyra janë të përshtatshme për të sjellë qetësi dhe relaks.
“Ngjyrat e forta, si e kuqja dhe ngjyrat e portokalltë, janë shumë të bukura, por fatkeqësisht mund të kenë edhe efekt negativ. Ngjyra e kuqe, për shembull, mund të shkaktojë irritim dhe nervozizëm,” ka shpjeguar Dedaqi.
Shpjegimin e tij e gjeni në këtë video të shurtër:
Ndërkaq, në videon e plotë të rubrikës, arkitekti flet edhe për:
- Gabimet që njerëzit bëjnë me vendosjen e pasqyrave dhe pikturave në ambientet e shtëpisë
- Si të bëhen ndryshime të lehta që e bëjnë ambientin të duket më i madh ose më i vogël
- Detaje mbi punën e kompanisë Ten Ten Arch dhe ofertat që ajo ofron për klientët













