Sot u vendos fillimi i një kapitulli të ri në rrugëtimin e një projekti të veçantë artistik.
Saranda Bujupi Rama, menaxheri i projekteve nga Instituti INVES, Orhan Nazifi dhe Labinot Azemin nënshkruan marrëveshjen për realizimin e një dokumentari që do të prodhohet nga produksioni Familja Jonë.
Ky dokumentar synon të jetë më shumë sesa një pasqyrim i rrugës artistike. Ai do të sjellë një rrëfim të thellë mbi sfidat, sakrificat dhe forcën që qëndron pas suksesit.
Përmes një qasjeje profesionale dhe me ndjeshmëri të veçantë, projekti do të trajtojë momentet kyçe të karrierës, ulje-ngritjet, dyshimet dhe kthesat vendimtare që kanë shënojnë këtë rrugëtim.
Realizuesit e projektit theksojnë se rrëfimet autentike kanë fuqinë të frymëzojnë dhe të motivojnë, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në shoqëri.
Me një vizion të qartë dhe përkushtim maksimal, ky dokumentar synon të sjellë para publikut një histori me vlerë, e cila shkon përtej skenës dhe reflektorëve.
Rrugëtimet e mëdha nisin me hapa të vendosur dhe sot u hodh hapi i parë drejt një projekti që premton të jetë frymëzues dhe domethënës.












