Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Pas situatës së shkaktuar nga vërshimet, SBASHK-u paralajmëron veprime sindikale nëse nuk garantohen kushte të sigurta në shkolla

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar 2026 si pasojë e situatës së krijuar nga vërshimet që kanë prekur rajone si Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova.

Megjithatë, në reagimin e tyre SBASHK-u ka shprehur shqetësimin se reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet e ditëve të fundit kanë krijuar rrezik serioz për sigurinë në shumë shkolla dhe për familjet e punëtorëve të arsimit.

Sipas kësaj sindikate, kjo situatë ka dëshmuar edhe një herë se infrastruktura shkollore mbetet e pambrojtur dhe se reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik.

“Megjithatë, shtyrja e mësimit nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete.” thuhet në reagimin e SBASHK-ut, ku është paralajmëruar se SBASHK-u nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi.

Me këtë rast, kjo sindikatë ka paraqitur urgjentisht këto kërkesa:

  • Inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat;
  • Vlerësim real të gjendjes së objekteve shkollore;
  • Sanim të menjëhershëm të dëmeve dhe eliminim të çdo rreziku për nxënësit dhe mësimdhënësit;
  • Transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
  • Inspektime urgjente në komunat më të prekura nga përmbytjet, si:
  • Drenasi, Malisheva, Suhareka, Fushë Kosova, Klina, Gjakova,Dragash dhe komunat e tjera ku janë raportuar dëme serioze.

Në fund të reagimit të tyre, SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë