Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministria e Arsimit merr vendimin që gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës të fillojë më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

“MAShTI është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur.” Thuhet në njoftim.

MASHTI ka theksuar se orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë