Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Spitali i Gjakovës ka bërë të ditur se, me rastin e funksionalizimit të recepsionit, hyn në fuqi respektimi i detyrueshëm i orarit zyrtar të vizitave për të gjithë qytetarët që vizitojnë familjarët e tyre të shtruar.

Sipas njoftimit, vizitat lejohen vetëm në dy intervale kohore: nga ora 13:00 deri në 14:00 dhe nga ora 18:30 deri në 19:00. Ky rregullim synon të garantojë ruajtjen e shëndetit të pacientëve, stafit mjekësor dhe vizitorëve, si dhe të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve spitalore.

Drejtuesit e institucionit shëndetësor u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe mirëkuptim, duke theksuar se respektimi i orarit është në dobi të sigurisë dhe mirëqenies së të gjithëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë