Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, duke sjellë mesazhe shprese dhe mbështetjeje për fëmijët që po përballen me sëmundje të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se vizita është realizuar në ditët e fundit të këtij viti, në një ambient ku, siç u shpreh ajo, “koha ecën më ngadalë, por shpresa rreh më fort”. Ajo vlerësoi guximin e fëmijëve dhe forcën që ata tregojnë çdo ditë në betejën e tyre për shëndetin.

Presidentja Osmani theksoi se në prag të Vitit të Ri, këta fëmijë janë një kujtesë e fuqishme se shpresa nuk duhet të shuhet asnjëherë dhe se dashuria mbetet forca më e madhe shëruese.

Gjithashtu, ajo shprehu falënderim të veçantë për stafin mjekësor dhe infermieror të Klinikës së Pediatrisë, duke vlerësuar punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj pacientëve më të vegjël.

Youtube

Arkiva

Kategoritë