Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) njoftuar se ka hapur konkursin për përkrahjen e punimeve shkencore të anëtarëve të saj për punimet e vitit 2024.
Sipas këtij njoftimi, Konkursi për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2024 ndahent në dy kategori:
Kategoria për autorët e rinj ( 34 vjeç)
Tri punimet e vlerësuara sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë
Punimi I – 700 Euro
Punimi II – 500 Euro
Punimi III – 300 Euro
Kategoria për autorët seniorë ( )
Tri punimet e vlerësuara sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë
Punimi I – 700 Euro
Punimi II – 500 Euro
Punimi III – 300 Euro
Kriteret obligative të pranimit janë:
– Farmacisti duhet të jetë anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës
– Farmacisti duhet të jetë autor i parë i punimit shkencor
– Periudha kohore e publikimit e deklaruar në revistën shkencore duhet të jetë përgjatë vitit 2024 (llogaritet data e deklaruar në artikullin e publikuar në revistë – data e pranimit të punimit)
– Revista ku publikohet artikulli duhet të ketë impakt faktorin
– Aplikuesit duhet të mos kenë përfituar përkrahje financiare nga OFK për publikimet e vlerësuara në vitin paraprak 2023.
OFK ka theksuar se të gjitha format e publikimeve shkencore duhet të jenë të botura në revista shkencore të listuara në platformat shkencore Web of Science ose Scopus valide për vitin përkatës dhe nuk duhet të jenë në listën e Revistave apo Shtëpive botuese predatore.
Në këtë njoftim tutje theksohet se afati i aplikimit është i hapur nga data 15 dhjetor deri më 30 dhjetor 2025.
Njoftimin e plotë të publikuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës mund ta gjeni në këtë link.













