Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top

Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se po vjen nga vaksinat e Covid-19, ja pse shkaktojnë shumë arreste kardiake, mjeku kardiokirurg Edvin Prifti nxjerr studimet alarmante.

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale një pjesë të një studimi të publikuar në Journal of Emergency Medicine, i cili sipas tij, ngre shqetësime mbi ndikimin e vaksinave gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në  periudhën e pandemisë, në King County, Washington, një zonë me nivel të lartë vaksinimi kundër COVID-19. Referuar studimit, Prifti e ka cilësuar pandeminë si “pjesë të një ideologjie Woke”, teksa shton se e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia duhet kërkuar te autorët e politikave globale të pandemisë.

“Amerika nuk të fal dhe nuk ta fal! Një studim në 2 milion banorë në Kontene King ne Washington i cili evidenton një rritje me 1236% te arresteve kardiake në këtë zonë të super vaksinuar me mRNA vaksina. Studimi është publikuar në 2024 por vetëm pardje doli ne shtyp. Për këdo qe nuk kupton e gjithë tragjedia Covid19 ishte pjesë e ideologjisë woke! Besoj qe e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind”, shkruan Prifti në “Facebook”.

Studimi

Publikimi i këtij shkrimi ka ngjallur debat te qytetarët. Prifti ka reaguar sërish ditën e djeshme duke shpjeguar pyetjen pse vaksinat do të shkaktonin më shumë arreste kardiake. Ai thekson se e vlerëson faktin që njerëzit po reflektojnë mbi atë që lexojnë, ndonëse, sipas tij, një pjesë e kritikëve nuk janë të aftë të bëjnë analizë shkencore të duhur.

Prifti i cilëson disa prej tyre si “pseudo-shkencëtarë”, të cilët, siç thotë ai, përqendrohen tek detaje të parëndësishme në vend që të analizojnë thelbin e studimeve. Në vijim, ai paraqet një referencë tjetër shkencore, një studim të nivelit submolekular, i cili sipas tij tregon se në 100% të pacientëve të vaksinuar me mRNA zhvillohen mikrotrombe me bazë amiloide. Sipas shpjegimit të tij: këto mikrotrombe janë më të dukshme te personat me “long-Covid”, në disa raste ato mund të akumulohen duke formuar trombe fibrotike, dhe në studime të paraqitura në seanca dëgjimore në Senatin Amerikan janë raportuar si të pranishme në mijëra autopsi të kryera pas vaksinimit.

“Më vjen mirë që shumë njerëz përpiqen të mendojnë pasi lexojnë FB tim, disa të tjerë bëjnë pseudoshkencë duke u përqendruar te pseudo-gabimet apo kufizimet e studimeve, ca të tjerë gulçojnë, por për mua është e rëndësishme që mendojnë pasi qëllimi im nuk është reflektimi i të tjerëve. Disa pseudo të tjerë analizojnë me “shkencën” e tyre mediokre mbi çka unë publikoj. Sigurisht, kur shikon kontributin e tyre shkencor që është nul, çdokush e kupton se ç’duan të thonë dhe se kush janë, dhe për më tepër kujt konspiracioni i përkasin.

Pikërisht këta të fundit nuk studiojnë, por thjesht përqendrohen te çka unë publikoj. Është qesharake! Ky nuk është tregues i mirë për ta?! Me të drejtë lind pyetja se pse vaksinat do të shkaktonin më shumë arreste kardiake? Më poshtë po ju jap një studim në nivel submolekular të sapo publikuar, i cili tregon që në 100% të pacientëve të vaksinuar me mRNA për Covid-19 zhvillohen mikro-trombe të amiloidit, të cilat janë më evidente dhe më të mëdha te pacientët me long-Covid.

Këto mikro-trombe, në një pjesë të rasteve, për arsye intrinseke, akumulohen në trombe fibrotike të bardha të evidentuara në mijëra raste autopsish post-vaksinë Covid-19, studime që u paraqitën para pak muajsh në session hearing në Senatin Amerikan?! Më pëlqen shumë të nxis mendimin e të tjerëve edhe pse kundër vullnetit të tyre, por ndoshta për të mirën e përgjithshme! PS – Nëse më stimuloni kaq shumë, nuk do keni mundësi të shikoni studimet që unë di dhe kam studiuar, dhe jo më të më ndiqni me ndonjë fjali tek-tuk. Gjithsesi faleminderit”, shkruan Prifti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë