Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Në qytetin e Prizrenit, Shoqata e Grave “Orkide” në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizoi një panel kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit – Tetorit.

Gjatë aktivitetit, Dr. Filiz Hashani iu drejtua grave me informacione të rëndësishme rreth kancerit të gjirit, duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Në mbrëmje morën fjalën edhe Kryetarja e Shoqatës “Orkide”, Sevgi Kervan, si dhe Deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fidan Brina Jilta, të cilat shprehën kënaqësinë që gratë ishin bashkuar në një aktivitet kaq domethënës. 

Muaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë