Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Një studim i ri ka treguar se përdorimi i një algoritmi të personalizuar skriningu mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë më saktë gratë që janë në rrezik për preeklampsi – një formë e rrezikshme e hipertensionit gjatë shtatzënisë.

Preeklampsia është një ndërlikim serioz që mund të kërcënojë jetën e nënës dhe foshnjës dhe përbën një nga shkaqet kryesore të vdekjes së nënave në mbarë botën. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), kjo gjendje prek 2 deri në 5 gra për çdo 100 shtatzëni, raporton Euronews Health.

Studimi përfshiu mbi 7,000 gra me shtatzëni të parë dhe krahasoi udhëzimet tradicionale për vlerësimin e rrezikut me një metodë të personalizuar depistimi. Ky algoritëm përfshinte të dhënat e historisë mjekësore të nënës, analizat e gjakut dhe ekzaminimet me ultratinguj, duke lejuar parashikimin e rrezikut për preeklampsi që në 13 javët e para të shtatzënisë.

Rezultatet treguan se algoritmi i Fondacionit të Mjekësisë Fetal (FMF), arriti të zbulonte 63% të rasteve të preeklampsisë së parakohshme dhe 77% të rasteve të hershme, duke ofruar ndjeshëm më shumë saktësi sesa metodat ekzistuese.

Studimi i botuar në revistën “Hypertension”, u zhvillua midis viteve 2014 dhe 2020 në pesë qendra shëndetësore në Kanada. Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e depistimit të hershëm dhe personalizimit të kujdesit prenatal për të parandaluar ndërlikimet e rënda të shtatzënisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë