Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ëndrrat janë të rëndësishme?

Ëndrrat mund të jenë argëtuese e shqetësuese. Ne të gjithë ëndrrojmë, ndonëse disa nuk i mbajnë mend ëndrrat të nesërmen. Por pse ëndrrojmë?

Ëndrrat janë storie dhe imazhe që truri ynë i krijon, gjatë kohës që ne flemë. Ato shpesh duken si ngjarje të vërteta. Ëndrrat mund të ndodhin në secilën etapë të gjumit – por ëndrrat më së shpeshti ndodhin gjatë fazës REM, që është faza kur truri është më së shumti aktiv. Disa ekspertë, thonë që njeriu mund të sheh nga katër deri në gjashtë ëndrra për një natë.

Ka shumë teori që shpjegojnë pse ne ëndrrojmë, por asnjëra nuk është e sigurt. Disa hulumtuesit thonë që ëndrrat nuk kanë asnjë qëllim apo kuptim, të tjerët shprehen që njeriut i duhen ëndrrat për shëndetin fizik, mental e emocional.

Studiuesit, kanë treguar rëndësinë që kanë ëndrrat për mirëqenien e njeriut. Në një studim, hulumtuesit zgjuan pjesëmarrësit kur ishin në fazën REM dhe u kuptua që ata që nuk u lejuan të ëndrronin kishin: më shumë tension, ankth, depresion, shtim peshe etj./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë