Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur gjithsej 25 fëmijë, prej tyre 14 djem dhe 11 vajza.
Përveç lindjeve, spitali ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore për pacientët:
- 3,216 vizita specialistike
- 259 pranime në spital
- 184 pacientë të shtrirë mesatarisht në ditë
- 2,021 pacientë kanë kryer gjithsej 19,897 analiza laboratorike
- 54 operacione të kryera me sukses
- 223 seanca dialize
- 543 ekzaminime me Rëntgen, 286 Eho, 133 CT dhe 49 MRI
- 10 ergometri dhe 33 ekokardiografi
- 4 kolonoskopi dhe 12 gastroskopi
- 97 shërbime fiziatrike
Këto shifra dëshmojnë përkushtimin e stafit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në ofrimin e kujdesit cilësor dhe gjithëpërfshirës për pacientët.












