Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku rreth mesditës pritet të fillojë zhvillimi konvektiv i vranësirave, të cilat në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të intensifikohen dhe përhapen më shumë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Youtube

Arkiva

Kategoritë