Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i largoni aknet që shfaqen gjatë shtatzënisë?

Aknet gjatë shtatzënisë janë të shpeshta. Madje sipas American College of Obstetricians and Gynecologists, paraqitja e akneve gjatë shtatzënisë është më i shpeshti nga të gjitha simptomat e tjera që shfaqen në lëkurë.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë, shkaktojnë aknet. Hormonet si testosteroni dhe androstenedioni, që përfshihen në grupin e hormoneve që quhen androgjene.
Sipas një studimi të bërë në vitin 2014, niveli i androgjenit rritet shumë gjatë tre muajorit të parë të shtatzënisë.
Gratë shtatzëna, nuk lejohen që të përdorin terapi të njëjtë si gratë e tjera që nuk janë duke pritur fëmijë. Prandaj ato mund të ushqehen me të tilla ushqime që ndihmojnë në largimin e akneve në lëkurë.
është e rëndësishme që gratë shtatzëna të hanë ushqime të pasura me Vitaminë A. Kjo vitaminë ndikon shumë në imunitet dhe vazhdon të jetë tejet i dobishëm për largimin e akneve. Vitaminën A, mund ta marrin nga këto ushqime: mishi i pulës, vezët, mishi i peshkut, perimet dhe frutat.
Mjalta është një tjetër përbërës që ndihmon në largimin e akneve tek gratë shtatzëna. Ato mund ta aplikojnë mjaltën direkt në lëkurë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë