Një infeksion vaginal është një infeksion i vaginës me simptoma të ngjashme me një IST. Nuk është një IST. Infeksioni shkaktohet zakonisht nga një kërpudhë (kandida) ose nga baktere (vaginoza bakteriale).
Ju mund të parandaloni shumicën e infeksioneve vaginale nëse ju kujdeseni për vaginën tuaj.
Antibiotikët dhe stresi mund të shkaktojë gjithashtu infeksione vaginale. Merrni antibiotikë vetëm kur është e nevojshme.
Ju mund të keni një infeksion vaginal nëse keni një ose më shumë të simptomave të mëposhtme:
- rrjedhje vaginale që është ndryshe nga zakonisht:
- rrjedhje lëngjesh që vijnë erë të keqe;
- shumë rrjedhje që ngjan me ujin ose e bardhë dhe e thërrmueshme.
- dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale;
- acarim, kruajtje ose skuqje të vaginës dhe zonës rreth saj;
- dhimbje kur urinoni;
- ënjtje të buzëve gjinore.
Nëse mendoni se keni një infeksion vaginal, flisni me një mjek. Një infeksion vaginal mund të trajtohet lehtësisht. Mjeku ju jep juve një recetë për një ilaç ose krem.
Në sezonin e verës, ankesat më të shpeshta, që kanë të bëjnë me infeksionet gjinekologjike, janë ato të rrugëve të poshtme vaginale.
Temperaturat e larta janë faktor i madh rreziku në zhvillimin e këtyre infeksioneve vaginale. Disa gra, që janë të më të rrezikuara të zhvillojnë infeksione vaginale, sezonin e verës e kanë më problem.
Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve vaginale gjatë verës:
Ndërroni rrobat e lagura
Mbani me vete veshje të pastra nëse do të kaloni gjithë ditën në plazh. Mbajtja veshur e rrobave të lagura krijon për bakteret një ambient të përshtatshëm për t’u shumëfishuar. Edhe nëse nuk keni kohë të laheni, veshmbathjet e thata prej pambuku nuk do të lejojnë zhvillimin e infeksioneve.
Vishni rroba të pambukta ose mëndafshi
Nëse vishni rroba që e nxisin djersitjen, si poliestra apo akriliku, do të përfundoni jo vetëm qull në djersë, por edhe duke kundërmuar një erë të rëndë. Vishni rroba të lehta pambuku apo mëndafshi, pasi e thithin më mirë djersën dhe nuk shkaktojnë infeksione vaginale.
Shmangni dushet e nxehta në vaska
Dushet e nxehta mund të ndryshojnë nivelet e acidit dhe të pehashit në vaginë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e infeksioneve vaginale. Duhet të evitoni gjithashtu sa më shumë përdorimin e pishinave shumë të populluara.
Mos vishni tanga
Këto lloje veshmbathjesh në vetvete nuk shkaktojnë infeksione vaginale. Por, nëse jeni prekur nga këto infeksione, mjekët zakonisht sugjerojnë që mos të vishen tangat, duke qenë se mund të shkaktojnë kruajtje të lëkurës.
Merrni masa parandaluese
Mjekët mund të rekomandojnë një ilaç oral anti-fungal për pacientët me rrezik të lartë për zhvillimin e infeksioneve vaginale. Nëse mendoni se edhe ju keni nevojë për këtë mjekim, flisni me gjinekologun.