Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dallimi mes nevojës së psikologut dhe psikiatrit – Çfarë duhet të dini, tregon Psikiatre Ulaj-Azemi

Psikologët dhe psikiatërat janë të dy profesionistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor, por kanë trajtime dhe qasje të ndryshme.

Sidoqoftë, këto dy profesione shpesh ngatërrohen nga shumica e njerëzve.

Në lidhje me këtë, psikiatre Arbrore Ulaj-Azemi ka treguar gjatë bisedës në emisionin e së dielës, Familja Jonë.

Ajo tha “Pskiatri, së pari, është mjek dhe e kryen fakultetin e mjeksisë, mandej e bënë specializimin për psikiatri ose psikiatri të fëmijëve. D.m.th. ky është dallimi se psikiatri së pari është mjek, është doktor i përgjithshëm, pastaj e kryen specializimin në fushë të caktuar dhe mund të shkruaj medikamente. Ndërkaq, psikologu e përfundon fakultetin e psikologjisë, bënë masterin, ose doktoraturën dhe nuk shkruanmedikamente.”

Gjithashtu, ajo shtoi se “Popullata është duke u vedijësuar çdoherë e më shumë dhe nuk është as turp dhe asgjë e keqe që të kërkohen këshilla apo ndihma.”

“Më mirë është të kërkohet ndihmë për çkado, qoftë edhe diçka e parëndësishme, dicka që nuk i bënë dëm as fëmijës e as të rriturit”.

Gjatë intervistës u diskutua edhe rreth vedijësimit të njerëzve dhe punës së madhe që bëhet krahasuar me vitet e para dhe pas luftës.

Për këtë, psikiatre Ulaj-Azemi tha se fatmirësisht tani ka psikiatër të fëmijëve të mjaftueshëm, sidomos në Prishtinë, është edhe klinika dhe ka kuadro në nivel të duhur.

Për më tepër, ajo bëri thirrje që të gjithë mund të vijnë të kërkojnë ndihmë në Prishtinë edhe nga rajonet e tjera të Kosovës.

Intervisten e plotë mund ta gjeni në linkun poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=ScHRh2VCpf4

Youtube

Arkiva

Kategoritë