Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dobitë shëndetësore të rozmarinës dhe vajit të saj

E cilësuar nga grekët, romakët dhe egjiptianët e lashtë si e shenjtë, rozmarina (Rosmarinus officinalis), pjesë e familjes së mentes, është më shumë se një erëz aromatike që përdoret në gatim. Ajo dhe vaji i saj janë ndër lëndët më të rëndësishme në planet. Studimet e fundit kanë treguar se ajo ndihmon në funksionimin e qelizave dhe të trurit dhe përshpejton procesin e shërimit të indeve të dëmtuara.

Një bimë tipike mesdhetare, rozmarina është përdorur për mijëra vite për:

  • Të përmirësuar kujtesën
  • Të përmirësuar sistemin tretës
  • Të ulur dhembjet muskulare.

Së fundmi, falë vetive të saj për të penguar rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm, ajo është bërë një përbërës shumë i rëndësishëm në produktet e kujdesit të flokëve dhe lëkurës. Shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime mbi përdorimet e tjera që mund të ketë kjo bimë në mjekësi. Rozmarina ka të njëjtën fuqi luftuese kundër radikaleve të lira si edhe fruti i thanës. Kjo për shkak të prezencës së karnozolit tek rozmarina. Përveç se është një antioksidues shumë i pasur, karnozoli njihet gjithashtu edhe për vetitë e tij anti-kanceroze dhe anti-inflamatore. Sipas një studimi të fundit, karnozoli rezulton të jetë shumë i dobishëm në luftën kundër kancerit të prostatës, gjirit, lëkurës, kancerit të zorrës së trashë dhe leucemisë.

Gjithashtu është zbuluar se karnozoli sulmon qelizat, në mënyrë që të ulë inflamacionin dhe

  • balancon androgjenin dhe estrogjenin në trup
  • ndihmon në rritjen e flokëve dhe në shëndetin e prostatës
  • ul rrezikun e prekjes nga kanceri

4 përfitimet që kemi nga përdorimi i vajit të rozmarinës

Ndihmon në rritjen e flokëve

Nëse e aplikojmë në skalp, vaji i rozmarinës nxit rritjen e flokëve. Shumë njerëz thonë gjithashtu se përdorimi i vajit të rozmarinës parandalon edhe rënien e flokut, ngadalëson procesin e thinjave, dhe mund të përdoret për të trajtuar zbokthin dha skalpin e thatë.

Rozmarina përmirëson kujtesën

Aftësia e rozmarinës për të përmirësuar kujtesën njihet prej mijëra vitesh, madje edhe dijetarët grekë e përdornin atë para së bënin provime.

Studimet kanë treguar se, përveç se përmirëson kujtesën, vaji i rozmarinës mund të ndihmojë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes së alcajmerit. Efektet e terapisë me aromën e rozmarinë u testuan tek 28 persona të moshuar, të cilët kishin sëmundje të ndryshme që u kishin prekur trurin (17 nga këta persona ishin të prekur nga alcajmeri). Pasi thithën avullin e rozmarinës të përzierë me limon në mëngjes, dhe atë të livandos së përzierë me portokall pasdite, pacientët patën përmirësim të ndjeshëm dhe asnjëri nuk pati efekte anësore.

Detoksifikim i mëlçisë dhe mirëfunksionim të fshikëzës së tëmthit

Përveç se ndihmon në përmirësimin e problemeve të stomakut dhe zorrëve, rozmarina shërben edhe si detoksifikues fantastik. Studimet për të treguar këtë gjë janë kryer në Indi, ku pasi u rrit sasia e rozmarinës së marrë në trup, u vu re një rritje në lëvizjen e lëndëve në zorrën e hollë ( gjë që është thelbësore për metabolizmin dhe detoksifikimin). Gjithashtu u vu re një ulje e enzimave të mëlçisë (që lidhet me diabetin e tipit 2).

Rozmarina ul kolesterolin

Një studim i kryer nga Universiteti Mekai, në Japoni, tek 22 vullnetarë të shëndetshëm, tregoi se vetëm 5 minuta terapi me aromën e livandos dhe rozmarinës prek nivelin kortizolit të pështymës (hormoni i stresit). Hulumtuesit shkencorë gjithashtu vunë re se terapia me këto dy vajra ul nivelin e kolesterolit dhe mbron trupin nga sëmundjet kronike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë