Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj), ka arritur t’i plotësojë rezervat e gjakut. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Safete Maliqi, udhëheqëse e Departamentit të Dhurimit të Gjakut në QKTGj.
Maliqi ka thënë se këtë vit, numri i dhuruesve të gjakut është rritur, ndërsa numri i dhuruesve familjarë është në zvogëlim. Këtë të fundit, synojnë që ta eliminojnë në tërësi.
Ajo ka apeluar që numri i dhuruesve të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, për çka falënderon të gjithë dhuruesit vullnetmirë.
“Qendra Kombëtare e transfuzionit të gjakut është e angazhuar për grumbullimin e rezervave të gjakut për nevojat e klinikave këtë vit kemi pasur një shtim të numrit të dhuruesve vullnetarë kjo është një motiv shtesë për të qenë optimist për të ardhmen qytetarët kanë arritur një pjekuri të lartë të kontributit të tyre në humanizëm dhe kjo tregon një hap drejtë qytetërimit të një shteti në zhvillim”, u shpreh ajo.
Kjo Qendër, sipas Maliqit do të synojë që ta eliminojë dhurimin e gjakut nga familjarët dhe të mbetet vetëm për vullnetarë. E për nevojat që i ka kjo Qendër, qytetarët mund të informohet edhe përmes një data-baze.
“Numri i dhuruesve është në rritje. Është me rëndësi të ceket se numri i dhuruesve vullnetarë është në rritje dhe numri i dhuruesve familjarë është në zvogëlim dhe kjo na jep shumë një shpresë që të ardhmen shumë të afërt ne kemi me e eliminuar dhurimin familjar dhe të gjithë dhuruesit kanë me qenë vullnetarë. Dhuruesit vullnetarë kanë një përparësi sepse vijnë ata kur janë mirë kur përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore dhe paraqitën në çfarëdo kohe kur ne kemi nevojë për krijimin e rezervave në mungesë eventuale të ndonjë grupi i cili ka kohë që ndonjëherë nga mungon ndonjë grup i caktuar por ne kemi data bazën ku ata janë të gatshëm secilën herë t’i përgjigjën dhurimit për t’i kontribuar shërimit të pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën e QKUK-së dhe qendrat tjera”, ka thënë ajo.
Maliqi ka thënë se aktualisht nuk kanë mungesë të ndonjë grupi të caktuar dhe se eventualisht për këtë ata menjëherë organizohen.
“Për momentin nuk kemi mungesë të ndonjë grupi të caktuar nuk do shqetësohen qytetarët ne kemi rezerva të mjaftueshme të gjakut por ndonjëherë mungon ndonjë grup i caktuar dhe brenda ditës organizohemi që ta sigurojmë atë grup gjaku, qytetaret nuk kanë pse të shqetësohen por u mbetet vetëm të dhurojnë gjak”, u shpreh Maliqi