Shkaktarët më të zakonshëm të gjakderdhjes nga hunda janë:
- Thatësia e hundëve (që zakonisht shkaktohet nga sistemet e nxehjeve shtëpiake gjatë dimrit) dhe,
- Ngacmimi i hundëve. Këto dy faktorë bashkëpunojnë me njëri tjetrin pasi që ngacmimi i hundëve zakonisht ndodh atëherë kur mukusi në hundë është i thatë dhe me kore.
Faktorët tjerë përfshijnë lëndimet, ftohjet, alergjitë dhe konsumimin e kokainës. Te fëmijët mund të ndodhë për shkak se ata zakonisht fusin objekte të vogla në hundën e tyre kurse personat e shtyer në moshë mund të kenë aterosklerozen (e cila është ngurtësia e arterieve), infeksione, presion të madh të gjakut, dhe çrregullime me dromca (grimca) të gjakut.
Gjakderdhja nga hunda zakonisht ndodh edhe si pasojë e përdorimit të ilaçeve që mund të shkaktojnë dromcat e gjakut, si aspirini. Ndërsa një faktorë më i rrallë i gjakderdhjes nga hunda mund të jetë një çrregullim që quhet telangiektasia hemoragjike e trashëguar. Në disa raste shkaqet e gjakderdhjes nga hunda janë të panjohura.
Si diagnostikohet gjakderdhja nga hunda?
Gjakderdhja nga hunda nuk ka nevojë për diagnostikim.
A mund të parandalohen gjakderdhjet nga hunda?
Këshilla për parandalimin e gjakderdhjes nga hunda:
- Preni thonjët e fëmijës tuaj rregullisht në mënyrë që ata mos ti fusin gishtat në hundë.
- Neutralizoni thatësine e ajrit në shtëpinë tuaj gjatë dimrit duke përdorur pajisje për lagështimin e saj.
- Ndaloni pirjen e duhanit. Tymi i cigares thanë hundën tuaj dhe irriton atë.
- Hapni gojën kur teshtini.
Çfarë duhet të bëj nëse kam gjakderdhje nga hunda?
Gjakderdhjet nga hunda mund të duken të frikshme mirëpo ato nuk janë shqetësuese. Të gjitha gjakderdhjet nga hunda mund të trajtohen në shtëpi.
Nëse jeni duke përjetuar gjakderdhje nga hunda, uluni ngadalë dhe anoni pak përpara, mbani kokën lart pasi që kjo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes. Animi përpara ndihmon që gjaku të kaloj rreth hundës tuaj dhe jo në fyt. Nëse ju anoni mbrapa ju rrezikoni të përbini gjakun, kjo mund të iu irritoj stomakun.
Me gishtin tuaj të madh dhe me gishtin tregues shtrydhni dy pjesët anësore të kanaleve tuaja të hundës dhe mbani atë rreth 5 minuta, nëse pas 5 minutave gjakderdhja nuk ndalet atëherë mbani hundët shtrydhur edhe 5 ose 10 minuta më shumë.
Mbasi të ndalet gjakderdhja mos bëni diçka që mund ta shtyjë atë të fillojë prap si p.sh të kërruseni ose të fryni hundët.
Konsultohuni me mjekun nëse:
- Gjakderdhja zgjat më shumë se 20 minuta
- Gjakderdhja është shkaktuar nga ndonjë lëndim, rrëzimi ose nga ndonjë goditje në fytyrë
- Përjetoni shumë shpesh gjakderdhje nga hunda












