Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Veshmbathja e mirë gjatë Bajramit 

Myslimanët duhet të vishen mirë, me rrobat më të mira që kanë. 

Edhe Muhammedi a.s., edhe Omeri r.a. edhe as’habë të tjerë janë veshur bukur. Veshmbathja nuk vlen vetëm për ata që shkojnë në xhami por për të gjithë. Edhe ambienti në shtëpi, oborr e rrugë duhet të dallohet nga ditët tjera, si shenjë e Bajramit dhe edukatës myslimane. Zbukurimi nuk nënkupton veshjen ekstravagante, parfumosjet e pavend, zbulimin e trupit etj.

Ngrënia diçka para Bajramit të Ramazanit

Dijetarët myslimanë pajtohen se myslimanët para se të shkojnë në namaz të Bajramit duhet të hanë diçka. Ishte praktikë e Muhammedit a.s. t’i hajë disa kokrra hurme, zakonisht tek, para namazit. Kjo është shenjë që po përfundon agjërimi. E kundërta veprohet gjatë bajramit të Kurbanit. Në atë rast, nuk hamë asgjë derisa kthehemi prej namazit të Bajramit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë