Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet.
Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme.
Sipas ekspertëve, një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku.
Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.
Embëlsuesit natyral
Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë dhe të kërkojnë diçka më natyrale si mjalti.
Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se sheqeri i bardhë i rafinuar, ato mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.
Pra, në vend që të kërkoni mjaltë ose alternativa të tjera, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.
Ushqimet e skuqura
Ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë rritje në nivelet e glukozës në gjak.
Këto lloj ushqimesh shpesh të mbushura me yndyrna jo të mira, për shkak të vajit që përdoret, mund të çojë në një tepricë të sheqerit në gjak.
Ushqimi i skuqur mund të rrisë gjithashtu rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Patatet
Patatet mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë ju nuk duhet ta shmangni plotësisht këtë ushqim, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.
Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme
Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.
Kosi i frutave
Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.
Lëngjet e frutave
Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëngjet e frutave.
Për më tepër, shumë nga këto lëngje që shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, të cilat do të rrisin edhe më shumë sheqerin tuaj të lartë në gjak.
Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, dhe shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.
Mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.
Karbohidratet e përpunuara
Këtu përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj.
Sidoqoftë, nuk keni nevojë t’i përjashtoni plotësisht ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.
Drithërat me sheqer
Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.
Karamelet dhe ëmbëlsirat
Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele.
Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash zgjidhni, mirë që t’i shmangni.