Ju e dini që stërvitja dhe një dietë e mirë mund ta mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme. Por çfarë tjetër mund të bëni në këtë drejtim?
Ekspertët e kësaj lëmie rekomandojnë pesë gjëra kryesore që duhet të bëni çdo ditë për të ndihmuar zemrën tuaj të funksionojë në mënyrë më efikase.
Përfshini këto zakone në stilin e jetës tuaj dhe shëndeti i zemrës do të jetë më i miri i mundshëm.
Ushqehuni shëndetshëm – Nuk do të thotë të ndaloni pijet e gazuara apo ëmbëlsirat, por t’i konsumoni në sasi të duhura.
Hani më shumë fruta dhe perime – Frutat dhe perimet kanë një rol të veçantë në ruajtjen e shëndetit të zemrës.
Konsumoni proteina nga mishi i pulës, peshku, fasulet, si edhe thjerëzat
Largoni ushqimet e përpunuara nga sheqeri dhe kripa e tepërt.
Në vend të bukës së bardhë, konsumojeni atë të zezën, ngase edhe brumi luan një rol në shëndetin e zemrës./Familja Jonë