Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse nuk duhet ta tejkaloni mëngjesin?

Tejkalimi i vaktit të mëngjesit mund të heqë ritmin e agjërimit dhe ngrënies së trupit tuaj. Kur zgjoheni, sheqeri në gjak që duhet të bëjë që muskujt dhe truri të punojnë më së miri, zakonisht është i ulët, prandaj ngrënia e mëngjesit ndihmon për ta rimbushur atë.

Mëngjesi gjithashtu ju jep mundësinë për të marrë disa vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqime të shëndetshme si qumështi dhe frutat. Nëse nuk e konsumoni atë, nuk ka gjasa të merrni të gjitha lëndët ushqyese që i duhen trupit tuaj.

Ngrënia e mëngjesit është parë si promovues i një shëndeti më të mirë, përfshirë këtu mbajtjen në fre të peshës dhe kolesterolit.

Disa ekspertë kanël kryer hulumtime tek disa persona që hanin mëngjes, dhe tek disa të tjerë që e tejkalonin atë.

Pjesëmarrësit në eksperiment, që hanin mëngjes, nuk kishin fare probleme kardiovaskulare apo sëmundje të veshkave.

Ndërsa, tek personat që e shmangnin atë u panë probleme me arteriosklerozën si dhe pesha e tyre ishte jo e përshtatshme./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë