Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një martesë e keqe mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj!

Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të ketë një ndikim të dëmshëm serioz në shëndetin tuaj, sipas psikologëve.

Studiuesit në universitetet e Nevada dhe Michigan monitoruan 373 çifte për të parë nëse mospajtimet për tema të shumta – siç janë fëmijët, paratë, ligjet dhe aktivitetet e kohës së lirë – kishin pasoja negative për shëndetin.

“Ne kemi ndjekur çifte të martuara gjatë 16 viteve të para të martesës dhe krahasuam shëndetin subjektiv të grave dhe burrave që raportuan një numër më të madh temash konflikti me ata që raportuan më pak,” tha Rosie Shrout.

Studiuesit zbuluan se konflikti martesor ndikoi negativisht në shëndetin si për burrat ashtu edhe për gratë, megjithëse kishte një ndikim më të madh të konfliktit tek burrat sesa gratë.

Konflikti në një marrëdhënie mund të çojë në çrregullime në trup, siç janë inflamacioni, ndryshimet në oreks dhe çlirimi i rritur i hormoneve të stresit – të gjitha këto mund të ndikojnë në aspekte të shumta të shëndetit, duke filluar nga funksioni i zemrës, deri te sistemi imunitar.

Studimi gjithashtu shqyrtoi numrin e konflikteve martesore dhe ndikimet shëndetësore që pati tek gratë dhe burrat individualisht. Ndërsa për gratë, numri specifik i temave të mosmarrëveshjeve nuk kishte lidhje me shëndetin e tyre, rënia e shëndetit të burrave ishte shkaktuar nga numri i temave të mosmarrëveshjeve.

“Konflikti mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për shëndetin nëse bashkëshortët janë armiqësorë ose mbrojtës gjatë mosmarrëveshjeve ose nëse debatojnë për të njëjtën temë pa pushim pa ndonjë zgjidhje,” tha Shrout.

Veronica Lamarche, një profesoreshë e psikologjisë sociale në Universitetin e Essex e cila nuk ishte e përfshirë në studim, paralajmëroi se këto përgjigje trupore ndaj konfliktit të marrëdhënieve mund të shkaktojnë dëme afatgjata.

“Ekzistojnë mjaft kërkime që lidhin konfliktin e marrëdhënieve me lloje të ndryshme të çrregullimeve fiziologjike, siç janë rritja e lëshimit të hormoneve të stresit, inflamacioni, ndryshimet në rregullimin e oreksit dhe funksionimi imunitar,” tha ajo.

“Nuk do të thotë që një grindje e vetme në një marrëdhënie do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shëndetin tuaj, por grindjet e shpeshta gjatë shumë viteve do ta bëjnë atë – është e rëndësishme të punoni për të komunikuar me njëri-tjetrin në mënyrë efektive për të ndihmuar në minimizimin e konfliktit”./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë