Në Qendrën e Studentëve janë rikthyer shërbimet mjekësore në ambulancën e mjekësisë familjare
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe drejtori për shëndetësi Izet Sadiku.
“Rikthehen shërbimet pas 3 vitesh në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve. Përveç studentëve, kjo qendër u ofron shërbime mjekësore edhe qytetarëve të lagjeve përreth. Vazhdojmë me rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së tyre për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.