Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Me moton “Boll Ma” marshohet kundër abuzimit të vajzave dhe grave me aftësi të kufizuar

Qendra “Artpolis” ka organizuar marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”, raporton

“Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.

Resmie Rrahmani, themeluese e Shoqatës së Personave me distrubim muskulare, tha se heshtja nuk është zgjedhje dhe se fshehja e rasteve të dhunimit riprodhon strukturat e patriarkatit.

“Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit. ‘Boll Ma!…’ synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj. ‘Boll Ma!… heshtja nuk është zgjidhje’”, tha ajo.

Ajo tha se nga raportimi i 2 273 raste të dhunës në familje për këtë vit, 1 897 raste janë ndaj grave dhe vajzave.

“Nga 2273 raste të dhunës në familje sivjet, 1 897 raste janë ndaj grave e vajzave. Prandaj, ne duhet ta raportojmë dhunën, kurse institucionet ta luftojnë atë. Vetëm së bashku triumfojmë ndaj shtypjes, dhunës e pabarazisë. Vetëm së bashku jemi më afër barazisë sociale dhe gjinore”, tha ajo./eo

Youtube

Arkiva

Kategoritë