Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se keni mungesë kaliumi

Kaliumi është një mineral thelbësor që ka shumë role të rëndësishme në trupin tonë, duke ndihmuar kryesisht në rregullimin e kontraktimeve të muskujve, ruajtjen e funksionit të shëndetshëm nervor dhe rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve.

Niveli i ulët i kaliumit ose mungesa e kaliumit njihet edhe si hipokalemia, dhe ndodh kur sasia e kaliumit në gjak është më pak se 3.8 mmol për litër.

Pavarësisht rëndësisë së tij, vlerësohet se shumica e të rriturve nuk i plotësojnë nevojat e tyre ditore për këtë mineral. Ekspertët besojnë se kjo është ndoshta për shkak të dietës perëndimore që favorizon ushqimet e përpunuara dhe të shpejta në vend të ushqimeve të plota bimore që janë të pasura me kalium si frutat, perimet, fasulet dhe arrat.Reklama

Megjithatë, ushqyerja jo e duhur dhe marrja e pamjaftueshme e ushqimeve të pasura me kalium është në fakt vetëm një nga arsyet që çojnë në mungesën e kaliumit në trup, transmeton KP.

Humbja e një sasie të madhe të kaliumit nga trupi ndodh shpesh për shkak të sëmundjeve të veshkave ose zorrëve, por edhe për disa probleme të tjera shëndetësore si konsumimi i disa barnave, sëmundja e gjëndrave mbiveshkore (sindroma Cushing) ose një përqendrim i reduktuar i magnezit, i cili në fakt është i nevojshëm për të përpunuar kaliumin në trup.

Si të kuptoni se është mungesa e kaliumit

Megjithëse hipokalemia e lehtë është pothuajse e pamundur të njihet në shumicën e rasteve, nëse niveli i kaliumit reduktohet ndjeshëm, mund të shfaqen simptomat e mëposhtme të pakëndshme. Këto janë ndjenja dobësie dhe lodhjeje, ngërçe të muskujve, probleme me tretjen ose frymëmarrjen dhe çrregullime të ritmit të zemrës.Reklama

Është e nevojshme të njihni në kohë secilën nga këto simptoma dhe të kërkoni ndihmën e mjekut për të shmangur komplikime të mëtejshme shëndetësore. Përkatësisht, kaliumi luan një rol kyç në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe nëse nivelet e tij janë shumë të ulëta, mund të çojë në një rrahje të çrregullt të zemrës të njohur si aritmi kardiake dhe të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës dhe madje edhe atak në zemër.

Diagnoza dhe trajtimi i hipokalemisë

Në rastin e formave më të rënda të hipokalemisë, mjeku do t’i përshkruajë pacientit marrjen e një solucioni KCL që rrit nivelin e kaliumit në gjak brenda vetëm disa orësh. Nëse hipokalemia është e thellë dhe tretësira nuk ndihmon, atëherë kaliumi jepet në mënyrë intravenoze.

Nutricionistët rekomandojnë që ju mund të rrisni sasinë e kaliumit në trupin tuaj duke ngrënë ushqime të pasura me kalium. Një nga ushqimet që përmban një sasi të madhe kaliumi është banania, por nuk është e vetmja. Kaliumi gjendet gjithashtu në patatet e ëmbla, portokajtë, kajsitë e thata, fasulet, sojën, domatet, patatet, spinaqin dhe perime të tjera me gjethe jeshile, avokado dhe arra./Healthline.

Youtube

Arkiva

Kategoritë