Ndodh shpesh që trupi tuaj të mos ngopet edhe pse keni ngrënë shumë ushqim. Megjithatë ju gjithashtu mund të keni ngrënë gjëra të caktuara që ju bëjnë të ndjeheni të uritur.
Më poshtë mund të shihni se pse ju mendoni se keni ende nevojë për të ngrënë.
Anashkalimi i mëngjesit
Nëse e keni lënë mëngjesin anash, ose nuk keni ngrënë mjaftueshëm, nivelet e sheqerit në gjak ndodh të ulen disa herë gjatë gjithë ditës – duke ju lënë të ndjeheni të uritur. Andaj sigurohuni që jeni duke ngrënë mëngjes mjaftueshëm, të mbushur me arra integrale dhe proteina. Kjo do t’ju ndihmojë të ndjeheni të plotë gjatë gjithë ditës!
Konsumimi i pijeve me sheqer
Konsumimi i pijeve të gazuara, lëngjeve dhe pijeve të tjera që janë të pasura me sheqer mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut dhe aktivitetin e pjesës së trurit që rregullon oreksin tonë. Në veçanti, fruktoza mund të mashtrojë trurin tuaj dhe ta bëjë të mendojë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ushqim, kur tashmë keni ngrënë. Ajo e bën këtë duke ngadalësuar aftësinë e trupit për të përdorur leptin, një hormon që na bën të ditur kur jemi plot. Prandaj anashkaloni këto pije, veçanërisht në kohën e vaktit, pasi ato në thelb janë kalori boshe dhe nuk ju sigurojnë asnjë përfitim ushqyes.
Dehidrimi
Nëse jeni dehidratuar qoftë edhe pak do të ndiheni njësoj sikur kur jeni të uritur, dhe shumicën e kohës është e vështirë të vëreni dallimin në mes të këtyre dyjave. Nëse akoma ndiheni të uritur pas darkës, provoni të pini një gotë ujë dhe shihni se si ndiheni brenda 15 minutave.
Mos konsumimi i zarzavateve
Zarzavatet të tilla si spinaqi, zarzavatet me kollare dhe pardisja janë të pasura me folate, e cila ndihmon kundër shtimit të peshës dhe lodhjes. Ato janë gjithashtu të pasura me Vitaminë K e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Kosumimi i tyre do t’ju mbushë dhe gjithashtu do t’i sigurojë trupit tuaj tonelata të lëndëve ushqyese që i duhen. Sigurohuni që të ngarkoni pjatën tuaj me to./Familja Jonë