Mar, Maj 11, 2021
Banner Top
Banner Top
606 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme, sipas raporteve të datës 22 prill 2021, janë duke u trajtuar 736 pacientë.

606 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 572 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Ky është njoftimi i SHSKUK-së: në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë, 14 prej tyre në gjendje të rënduar, 243 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: klinika Infektive 112 pacientëm klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 65 pacientë, klinika Infektive III ( Interno) 23 pacientë, klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë, mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, llinika e Pediatrisë, 10 pacientë, klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 424 pacientë: 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 363 të konfirmuar pozitivë, 318 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: spitali i Prizrenit, 60 pacientë, spitali i Gjakovës, 67 pacientë, spitali i Pejës, 95 pacientë, spitali i Gjilanit, 79 pacientë, spitali i Ferizajt, 59 pacientë, spitali i Mitrovicës, 47 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë.

Arkiva

Kategoritë