Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
6 Vjet me Portalin ‘Familja Jonë’ – Një Dritare Besimi dhe Kujdesi për Çdo Familje Shqiptare!

Në një datë të veçantë që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit, portali Familja Jonë feston përvjetorin e tij – një simbolikë që pasqyron më së miri misionin dhe vlerat që ky portal përfaqëson: kujdesin për shëndetin, mirëqenien dhe forcimin e jetës familjare.

Dita Botërore e Shëndetit shënohet çdo vit më 7 prill dhe këtë vit, ajo vjen me një domethënie të veçantë për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin dhe informimin shëndetësor të publikut.

E me rastin e kësaj date dhe rëndësie u krijua edhe portali Familja Jonë, një hapësirë e dedikuar informimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për çështjet më të rëndësishme që lidhen me shëndetin, psikologjinë, mirëqenien dhe jetën familjare.

Që nga themelimi, portali Familja Jonë ka pasur për qëllim të ofrojë përmbajtje të besueshme, të verifikuar dhe të kuptueshme për të gjithë lexuesit, nga fëmijët e deri te të moshuarit. Me një qasje gjithëpërfshirëse, portali ka arritur të fitojë besimin e mijëra lexuesve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë.

Duke ndjekur frymën e Ditës Botërore të Shëndetit, që këtë vit kishte moton Fillime të shëndetshme, të ardhme shpresëdhënëse”, portali Familja Jonë bëhet zë i këtij mesazhi. Edukimi për shëndetin nuk është luks, por e drejtë themelore – dhe çdo informatë e saktë është një hap drejt një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe më të shëndetshme.

Gjatë këtij viti, ju, lexuesit tanë, keni qenë frymëzimi ynë. Çdo klikim, koment, ndarje apo pyetje na ka motivuar të punojmë më shumë dhe më mirë.

Në përvjetorin tonë, në Ditën Botërore të Shëndetit, themi me krenari: bashkë kemi bërë një ndryshim pozitiv – dhe ky rrugëtim nuk do të ndalet!

Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë