Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 537 vizita specialistike, ndërsa 72 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm
Sipas raportit ditor, aktualisht në spital janë të shtrirë 219 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.
Në laboratorë, 293 pacientë kanë kryer gjithsej 3,903 analiza, ndërsa janë regjistruar edhe 4 lindje.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë kryer 14 operime me sukses dhe 39 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 133 incizime me rëntgen, 50 ekzaminime me ultrazë dhe 20 MRI.
Gjithashtu, janë realizuar 11 ehokardiografi, 4 ergometri dhe 4 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 59 shërbime fiziatrike.












