Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Familja nuk e aprovoi martesën, por çifti që janë me racë të ndryshme janë bashkë që 70 vjet

Mary dhe Jake kanë një histori tejet të vecantë të dashurisë.

Mary është një grua britanike kurse Jake ka prejardhje afrikane. Mary është një grua e bardhë kurse Jake me ngjyrë, por kjo gjë nuk i ka penguar të bien në dashuri – ndonëse jetonin në një shoqëri raciste.

Ata u takuan në fillim të viteve 40-të, kur Jake ishte në shërbim në Britani të Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur u dashuruan, familja e saj nuk e pranonte asesi që bashkëshorti i vajzës së tyre të ishte Jake.

Babai i saj i kishte thënë që “nëse dëshiron të martohesh me të, nuk do shkelësh më në shtëpi” – e arsyeja ishte e qartë – Jake ishte njeri me ngjyrë.

Por pavarësisht kësaj, ata u martuan në vitin 1948 dhe kanë qenë së bashku që nga ajo kohë

Mary mësoi shpejtë që shumë njerëz e shihnin të tillë. Vitet e para të martesës së tyre ishin shumë sfiduese, pasi askush nuk ju fliste dhe në Birmingham nuk mund të gjenin shtëpi për të jetuar, pasi askush nuk lëshonte shtëpi për një person me ngjyrë. Por ata nuk u dorëzuan.

Gradualisht gjërat filluan të bëhen më të lehta. Mary filloi punën s i mësuese kurse Jake në një fabrikë dhe më pas në zyrë postale. Më pas, filluan të bënin miq, ndonëse miqësia për ta ishte shumë e vështirë. Mary, u thoshte miqve ‘përpara se të futeni në shtëpinë time, dijeni që burri im është me ngjyrë”. Disa prej miqve për shkak të paragjykimeve dhe racizmit nuk i flisnin më kurrë.

Vitin e kaluar ata festuan 70 vjetorin e martesës së tyre dhe shprehen që vazhdojnë të jenë shumë të dashuruar dhe që asnjëherë nuk janë penduar për vendimin e tyre./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë