Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të humbësh peshë nëse keni vezore policistike?

Shumë gra në botë, kanë vezore policistike që në termin shkencor njihet si PCOS.
PCOS është një cregullim kompleks i hormoneve dhe ende nuk dihet saktë arsyeja pse paraqitet tek disa gra.
Simptomat e PCOS lidhen me: cikël menstrual të parregullt, akne, cista në vezore, qime në pjesë të ndryshme të trupit, kilogramë të tepërt e infertilitet.
Por si të mbani peshë ideale përderisa jeni me PCOS?
Një prej mënyrave për t’i kontrolluar hormonet është jetesa e shëndetshme. Gratë me PCOS kryesisht kanë kilogramë më shumë që mund t’i rrezikojë ato nga sëmundje të ndryshme si: diabeti e sëmundjet e zemrës.
Edhe ndryshimi i dietës është esenciale për gratë me vezore policistike, dieta e tyre duhet të fokusohet kryesisht tek ushqimet e shëndetshme.
Studiuesit rekomandojnë që pacientët me vezore policistike të marrin këto vitamina: Omega 3, Vitaminë D dhe B. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë