Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
1 në 3 burra obezë nuk e arrijnë moshën 70-vjeçare

Obeziteti rrit shanset për vdekje të hershme.

Ky është përfundimi në të cilin është arritur pas një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe është publikuar në revistën Men’s Health.

Shkencëtarët analizuan të dhëna të marra nga 189 studime që përfshinin studimin e indeksit të masës trupore dhe shkallës së vdekjes së 14 milionë njerëzve për 14 vite.

Pasi analizuan shifrat, hulumtuesit shkencorë panë se vetëm 19% e burrave me indeks normal të peshës kishin vdekur para moshës 70-vjeçare, ndërsa 66% e tyre obezë kishin vdekur para se të kapnin të 70-at.

1 në 3 burra të përfshirë në këtë kategori nuk arritën të jetonin deri në ditëlindjen e tyre të 70-të.

Duhet theksuar se personat që humbën jetën para kësaj moshe nuk e kishin shumë të theksuar obezitetin, çka e bën edhe më alarmante situatën.

Siç do ta shihni edhe më poshtë, sa më shumë peshë të fitoni, aq më shumë rritet rreziku për vdekje të parakohshme.

Indeksi i masës trupore (BMI) dhe rreziku për vdekje të hershme

Rreziku është më i lartë te personat me BMI më të lartë për shkak të yndyrës së tepërt dhe mungesës së muskujve thotë Jim Ëhite, zëdhënës I Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietave.

Kur një person fillon të shtojë në peshë, dhjami futet në çdo pjesë të trupit, si në bark, në pankreas, mëlçi dhe veshka.

Dhjami në zonën e barkut është shumë i dëmshëm pasi ai ndërhyn në mënyrën se si trupi tret ushqimet e tjera që hani apo pini.

Kjo mund të çojë në shfaqje të diabetit, të tensionit të lartë, në rritje të nivelit të kolesterolit, rritje të triglicerideve etj.

Nëse keni një nga simptomat e sipërpërmendura, duhet të tregoheni më të kujdesshëm pasi sinjalizojnë për sëmundje më të rënda, që shkaktojnë vdekje të parakohshme, si diabeti apo problemet e zemrës.

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë