Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur që nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus.
Vitia deklaroi se kanë marrë edhe një mijë teste të tjera që do të ju shërbejnë për të kryer analizën për COVID-19.
Gjithashtu ministri Vitia, falënderoi edhe njëherë qytetarët për kujdesin që janë duke treguar në këto ditë dhe ka bërë sërish ftesë që të qëndrojnë brenda, të pastrojnë duart e ta mbajnë distancën sociale.