Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
10 gastroskopi të realizuara dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 gastroskopi, në kuadër të shërbimeve të vazhdueshme për pacientët.

Sipas raportit ditor, janë realizuar gjithsej 455 vizita specialistike, ndërsa 33 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 168 pacientë.

Sipas njoftimit, dje në këtë spital janë kryer 3,474 analiza për 246 pacientë.

Po ashtu, janë regjistruar 2 lindje, ku kanë ardhur në jetë 1 djalë dhe 1 vajzë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 11 operime të suksesshme, 33 dializa, si dhe 74 incizime me rëntgen, 35 ekzaminime me ultrazë dhe 26 MRI.

Sipas njoftimit, janë kryer 1 ergometri, 6 ehokardiografi dhe 47 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë