Të dielën, emisionin “Familja Jonë” ia dedikojmë festës së Fitër Bajramit.
Në pjesën e parë të emisionit kemi të ftuar Hoxhë Bahri Sejdiu, Imam dhe ligjërues në xhaminë e madhe në Prishtinë, me të cilin flasim për mënyrën e duhur të festimit të kësaj feste të madhe islame.
Në bllokun e dytë iu sjellim recetën e bakllavave të zonjës Hyla.
Në pjesën e tretë të emisionit, Naile Sheholli na tregon për rregullimin e nuseve dikur dhe sot për ditën e Bajramit.
Blloku i katërt na sjell veshjen tradicionale të Deçanit, të cilën nuset e veshin edhe në ditën e Bajramit.
Në rubrikën e kuzhinës iu sjellim recetën e famshme të Bukës Simite.
Takohemi të dielën, në orën 16:00, në Kanal 10.












