Hën, Pri 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Të burgosurat në Lipjan përfundojnë trajnimin në informatikë

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat kanë përfunduar me sukses trajnimin në fushën e informatikës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka treguar se ky program është realizuar me qëllim që pjesëmarrëset të fitojnë njohuri dhe aftësi digjitale, duke përfshirë përdorimin bazë dhe të avancuar të kompjuterit, aplikacioneve të zyrës, si dhe njohuri të përgjithshme në teknologjinë e informacionit.

Sipas ShKK-së, përmes këtij trajnimi synohet fuqizimi i tyre personal dhe profesional, si dhe rritja e mundësive për riintegrim në shoqëri dhe në tregun e punës pas përfundimit të dënimit.


“Trajnimi është zhvilluar në bashkëpunim me stafin profesional, duke ofruar kushte të përshtatshme për mësim dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë periudhës së trajnimit.” thuhet në njoftim.

Tutje SHKK-ja ka theksuar se në fund të programit, pjesëmarrëseve u janë ndarë certifikata nga drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, Ylber Topalli, të cilat dëshmojnë përfundimin e trajnimit dhe përvetësimin e njohurive në këtë fushë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë