Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se e ka përmbyllur tremujorin e parë të vitit 2026 me një vëllim të lartë pune dhe angazhim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Sipas të dhënave që ka publikuar ky spital, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars janë regjistruar gjithsej 3,291 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë trajtime në reparte të ndryshme mjekësore.
Pacientët janë trajtuar në shërbime internistike dhe kirurgjike, përfshirë edhe kujdesin post-operativ pas ndërhyrjeve të kryera.
“Gjatë kësaj periudhe tremujore janë regjistruar mbi 11,000 ditë qëndrimi në spital”, thuhet tutje në të dhënat e spitalit.













